Lideri i PD-së Lulzim Basha pasditen e sotme zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët në mbyllje të këtij viti. Kryedemokrati, pasi uroi që viti që vjen të sjellë një rrugë dhe shpresë të re për shqiptarët, u ndal te situata politike, kryefjalë inceneratorët.
“Të vërtetat sikur i kanë përjetuar shqiptarët dhe familjet shqiptare. Natyrisht të ndajmë edhe shpresën, besimin dhe urimin, që ky vit kaq i mbrapsht për shumicën të mbetet pas dhe bashkë me vitin e ri të nisë një rrugë dhe një shpresë e re për shqiptarët.
Nuk kam ndërmend të bëj një kronologji të vitit. Shumica e kanë të gdhendur në mendjen. Por dua ta nis me atë që u kthye në kryefjalën e komunikimit publik, afera e këtyre 30 viteve, inceneratorëve.
Para pak ditësh një ministër i Edi Ramës u arrestua dhe ndodhet në pranga për këtë aferë. Nga kjo sallë dhe të tjera. Nga cdo ambient, prej vitesh PD dhe unë, kemi denoncuar me fakte sesi qeveria e Ramës me në krye Ramën e konceptoi, e zbatoi dhe përfitoi financiarisht dhe politikisht nga kjo aferë” tha ai./albeu.com/