20 mijë lekëshat në ajër! Safet Gjici e tund vallen, Sali Berisha i publikon pamjet (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video të kryebashkiakut të Kukësit në faqen e tij zyrtare, në Facebook.

Siç mund t’a shihni nga videoja e bashkëngjitur lajmit, kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, shihet duke kërcyer në një gëzim familjar.

Krybashkiaku socialist i Kukësit, del në valle por siç e do tradita shqiptare, ai fillimisht hedh para, 40 mijë lekë (dy 20 mijë lekëshe) dhe pastaj i bashkëngjitet valles.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan: “Kukesi digjet Gjici perdridhet! sb”- duke iu referuar zjarreve të mëdha që përfshinë vendin për shkak të zjarrëvënieve të qëllimshme dhe temperaturave të larta. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 19.08.2021 16:24