“Bëhu i fortë Tiku. Në fund të fundit, populli ynë thotë: Burgu, është për burrat…”
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dënimin e formës së prerë me dy vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili është shpallur në kërkim kombëtar.
Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se ish-ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, të cilin Llalla e etiketonte si Dini, i kishte dalë borxhit, por ish-kryeprokurori nuk ia ka vënë veshin. Hoxha shton se pas Llallës tashmë dikush tjetër që është shpallur ‘non grata’ si ai pret urdhër-arrestin.
Statusi i plotë:
Te doli borxhit “Doni”…(emri i shkurtuar me te cilin Llalla e etiketonte ne publik ambasadorin amerikan Donald Lu)….Po ti, nuk degjoje nga ai vesh. Sepse ATA, miqte e tu, qe te kishin vene aty, te ferkonin krahet, duke te thene:”Jepi Tiku, sa te jemi ne pas teje, ty nuk te gjen gje”..Por ATA, miqte tu, qe ti beje be e rrufe, se nuk do i arrestoje kurre, tashme nuk te ndihmojne dot. U ka marre ferra uraten dhe jane ne liste pritje. Dikush qe eshte shpallur “non grata” si ty, pret urdher-arrestin si Pinoçeti. Ndersa dikush tjeter, pret ti sjellin statusin “non grata” sapo te dorezoje detyren…
E nise dhe e mbarove mandatin me batuten: “Do bej arrestime ne shtator”….Ne fakt te vetmet arrestime, qe munde te besh ne shtator, jane:
1)- une dhe celularet e mi, qe me moret live nga studio e OPINION me 15 shtator 2016 (ne fakt 2 celularet nuk mi keni kthyer edhe pse kane kaluar me shume se 5 vite).
2)- dhe veten tende, me vendim arresti te formes se prere, me 22 shtator 2021…Behu i forte Tiku. Ne fund te fundit, populli yne thote: “Burgu, eshte per burrat”… /albeu.com/