Ka rënë në prangat e Policisë një emigrant shqiptar në Angli.
Pas kontrolleve në një banesë, Policia britanike gjeti më shumë se 1,100 bimë kanabisi me një vlerë në treg prej 200,000 £ në një ndërtesë dy katëshe.
Policët dëgjuan zhurmat e shkaktuara nga emigranti ilegal shqiptar që po thante kanabisin në tavan.
Shqiptari pranoi para gjykatës se ai po fshihej dhe po kujdesej për bimët e kanabisit, për të shlyer një borxh të tijin prej 20,000 £.
I riu shqiptar Klevi Mone, 22 vjeç, pranoi se prodhonte kanabis më 15 gusht.
Policia njoftoi se shkoi në ambientet industriale në ëincolmlee, Hull, si pjesë e një operacioni të madh./albeu.com/