Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po udhëton drejt Fierit aty ku do të prezantojë skuadrën e tij për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në orët e para të mëngjesit ai ka postuar një video në Facebook ku shihet I qetë nën muzikën e këngëtares me origjinë shqiptare famë botërore Dua Lipën.
Të shumtë kanë qënë komentuesit të cilët kanë kritikuar kryeministrin Rama në lidhje me gjyqin e humbur me Becchetin në arbitrazh duke detyruar kështu qeverinë shqiptare të paguajë 110 milion euro gjobë.
Por kryeministri Rama nuk ka pranuar kurrësesi se kjo betejë është e humbur duke deklaruar se ai nuk humb kurrë.
Por jo vetëm kaq, ndër rreshta me komentuesit, Rama ka shkuar deri aty ku thotë për biznesminin Italian se ai do të “hajë atë që nuk thuhet”.
Komentet më pikante:
Komentuesi: Je kapur mat duke luajtur “bixhoz” me fatin dhe te ardhmen e kombit tend,ca do thuash per 110 milion euro qe duhet te paguajme per Bechetin ??
Rama: Po po, degjo Liken dhe Saliun se do t’i paguajme Nuk humbas luftra une fute mire ne koke ti dhe te gjithe ju demokratikasit qe flini gjume e shikoni endrra me permbysje e me kapje mat
Komentuesi: Thuj Bechetit ti haj me zemer te mire 110 milonet se i meriton!
Rama: Ai do haje ate qe s’thuhet rri pa merak, ai bashke me Saliun e me Liken qe gezohen pse nje marifetci i paskrupullt fiton nje gjyq kunder Shqiperise! Kemi fituar tre gjyqe nga kater me te dhe per kete te fundit kush gezohet para kohe, do mbetet ne fund me gisht ne goje, sic mbeti me mungesen e vaksinave. /albeu.com/