100 vite burg për ish-pilotin, informacioni i rremë i tij solli vdekjen e 346 personave

Një ish-pilot në Shtetet e Bashkuara u dënua me 100 vite burg nga një Juri Federale Amerikane.
Ai u akuzua se ka mashtruar Administratën Federale të Aviacionit, gjatë procesit të certifikimit të Boeing 737 Max, i cili u përfshi në dy incidente fatale.

Prokurori Mark Forkner ngriti akuza mbi të për mashtim mbi të dhënat e automatizimit të kontrollit të fluturimit, gjë që sipas tij solli edhe vdekjen e 346 personave në një incident ajror.

Ish-piloti pritet të vuajë 100 vite heqje liria pas akuzave të miratuara tashmë edhe nga Gjykata se ai ka përfituar shuma të mëdha parashë nga kompania Boing në këmbim të informacionit të rremë./albeu.com


Shtuar 15.10.2021 16:36