Edhe ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar me shpalosjen e një tjetër dështimi të kryeministrit Edi Rama.
Basha bën me dije në Instagramin e tij se Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të mjekëve në Europë.
Basha thekson se ky është një fakt, që shton akoma më shumë dështimet e Ramës në tetë vjet qeverisje.
“Si ka qenë vdekshmëria e mjekëve që ka krijuar pandemia në Shqipëri në krahasim me vendet e Europës?
Përgjigja: Më e larta. Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të trupës mjekësore”, shkruan Basha./albeu.com