Djetë muaj nga nisja e procesit të Vettingut, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, duket se po ecën më ritme të shpejta. Pas miratimit të komisioneve që udhëhiqen nga AMP në filtrin e këtyre të fundit, kanë kaluar 33 drejtues.
Për 32 prej tyre treshja e vlerësimit ka dhënë përgjigje pozitive, duke i konfirmuar në detyrë.
I vetmi deri më tani që është përjashtuar për shkak të Vettingut është Theodhori Gravani, pasi u gjet i përshtatshëm për të ushtruar detyrën.
Ndërsa ish-drejtori i Lezhës Vehbi Bushati, ka zgjedhur me dëshirë për t`u larguar me qëllim mos nënshtrimin e procesit.
Ndërkohë procesi i Vettingut është ndërprere për 12 ish-drejtues, pasi nuk janë subjekt i nënshtrimit të këtij procesi.
Ndërkohë, AMP në javët në vijim do të shpallë vendimin edhe për 3 drejtues të tjera për të cilën kanë dhënë shpjegimi para komisionit të vlerësimit
I pari që iu nënshtrua këtij procesi, ishte drejtori i Shkodrës Edmond Sulaj që pasi u verifikua në tri kritere rezultoi i pastër.
Pas shortit të hedhur nga ish ministri Bledi Cuca me 11 prill 2023, u përcaktuan 36 subjektet e para të vlerësimit. E ndërsa po me këtë mënyrë do të veprohet edhe me drejtuesit e tjerë.