10 mijë lekë, kush është kryebashkiaku që u gjobit sot nga KQZ?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 10 mijë lekë kreun e Bashkisë së Vorës Gentian Picari.

KQZ e gjobiti Picarin pas akuzave të ngritura nga LSI për shpërdorim detyre.

Kreu i Bashkisë së Vorës ka të drejtë që brenda 8 ditëve ta apelojë vendimin në KAS.

LSI e akuzoi Picarin se nuk kishte dhënë informacione se ku do të vendoseshin materialet zgjedhore në faqen e Bashkisë, siç në fakt e parashikon Kodi Zgjedhor.


Shtuar 14.04.2021 12:53