1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, dalin fotot e trafikantëve, si i tradhtoi kamioni

Ditën e sotme mediat turke raportojnë për kapjen e 1.5 ton droge, të ardhur nga Shqipëria, në një zonë të pyllëzuar në Turqi.

Droga e llojit cannabis sativa u kap në zonën e Muglës, ndërsa në pranga janë vënë 3 persona.

Albeu.com ka siguruar fotot e tre prej të arrestuarve, të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar transportimin e drogës.

Policia turke kishte informacion që gjatë këtyre ditëve do të dërgohej një sasi e madhe droge nga Shqipëria në Turqi dhe kështu nisi kontrollin e territorit.

Dhe gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka marrë informacion për disa lëvizje të dyshimta në zonë dhe kur kanë shkuar atje fillimisht me helikopter konstatuan tre persona që po përpiqeshin të nxirrnin nga rëra e bregut të detit një kamion, i cili kishte ngecur aty. Duke mos mundur që ta nxirrnin kamionin, tre trafikantët që dyshohet se janë shqiptarë e shkarkuan drogën duke e fshehur në një zonë të pyllëzuar aty pranë, gjë që u pa nga policia.

Reagon ministri  Brendshëm i Turqisë

Në lidhje me operacionin e kapjes së 1.5 ton drogë me origjinë nga Shqipëria në Turqi ka reaguar edhe ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu.

Përmes një postimi në Twitter, Soylu përgëzon forcat e xhandarmërisë, policisë dhe rojeve bregdetare duke theksuar se gjatë muajve të fundit është rritur ndjeshëm sasia e drogës e kapur në vend.


Shtuar 7.12.2021 12:59