Erdogan e thërret dy herë, por kandidati nuk shkon në podium(VIDEO)

Ditën e djeshme, interesimi i prezantimit të kandidatëve të Erdogan për kryetar bashkish në Turqi, ka qenë i madh.

Presidenti turk, e fokusoi më së shumti prezantimin e djeshëm tek fushata në Stamboll dhe tek kandidati për kryetar i kësaj bashkie.

Mirëpo, gjatë fjalimit në podium pati një moment mjaft të sikletshëm për Erdogan, si dhe për kandidatin e Stambollit.

Erdogan njoftoi nga mikrofoni se zgjedhja e partisë së tij për Artvinin ishte Mehmet Kozatepe, por ky i fundit me giithë thirrjen e presidentit nuk po paraqitej në podium.

Erdogan e thërreti sërish dhe ai nuk dukej se po lëvizte.

Më në fund ndihmësit e presidentit e morën për dore Kozatepen dhe e çuan në podium krah Erdogan, që dukej shumë i zemëruar në ato momente.


Shtuar 8.01.2024 08:31