Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Vigan Qorolli, ka njoftuar se është zgjedhur në krye të Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Të lidhura
None found
Në një postim, Qorolli bëri të ditur se për emërimin e tij pati mbështetjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“E pranoj këtë përgjegjësi me respekt të madh dhe me përkushtim të plotë ndaj Republikës tonë”, shkroi ai.
