Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është drejtuar Qeverisë Kurti me kërkesën që të dërgojë pa vonesë në Kuvend ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Gjatë një konference për shtyp, nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, paralajmëroi se në rast se kërkesa e tyre nuk merret parasysh, veteranët do t’i shprehin pakënaqësitë përmes protestave rrugore.
“Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, e kuptojmë që është qëllimkeqe dhe kemi me marrë veprimet tona, por po kemi me dalë në rrugë, por po duam të japim mundësi institucioneve tona. Ne veteranët nuk do të rrimë duarkryq. Po japim mundësi që të reflektojë kjo qeveri dhe në rrethana të tjera ne do të dalim në rrugë.”, u shpreh ai.
Sipas tij, ndryshimi i Ligjit për Specialen nuk duhet të vonohet më tej, sepse ish-udhëheqësit e UÇK-së vazhdojnë të jenë të kufizuar në veprimet e tyre në Hagë.
Gjithashtu, Syla i ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në marshin e madh të organizuar më 1 tetor, duke u bërë thirrje të gjitha shtresave të shoqërisë që të bashkohen në kundërshtimin e vendimit dënues të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
