Titulli skandaloz e medias serbe: Huliganët nga Prishtina krijuan kaos në Spanjë (FOTO LAJM)

Pak minuta para se të niste ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, federata e shtetit të Spanjes ka kërkuar largimin e flamurit të Kosovës nga një vend në stadium.

Gazetari, Berat Buzhala kishte thënë në një lidhje në T7 se atyre iu afruan autoritet e Federates Spanjolle te Futbollit duke kërkuar t’ia marrin flamurin e Kosovës. Mirëpo, flamuri ka qëndruar dhe personat në fjalë janë pajtuar në fund që flamuri të qëndrojë aty.

Por, kjo situatë nuk ju ka ikur mediumit serb “Kurir.rs” që ka përdorur një titull skandaloz në lidhje me këtë çështje.

“Huliganët nga Prishtina krijuan kaos në Spanjë: Delegacioni i shtetit të rremë solli flamurin e Kosovës, siguria nxituan ta hiqnin atë”, shkruhet në titullin skandaloz të serbëve.


Shtuar 1.04.2021 09:08