Sundimi i gjatë otoman nuk la gjurmë gjenetike, Bojaxhi: Turqit e Prizrenit janë shqiptarë

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët” është i ftuar në “Pressing” të T7. Ky projekt lidhet me ADN-në e shqiptarëve.

Ndër të tjerash, Bojaxhi ka thënë se periudha osmane nuk ka lënë gjurmë gjentike te shqiptarët.

Madje ai ka thënë se “turqit e Prizrenit janë shqiptarë”, të njëjtën e thotë edhe për turqit e Maqedonisë së Veriut.

Më tutje, ai ka thënë se ka shqiptarë që janë turqizuar, por kjo nuk qëndron edhe gjenetikisht.

“Në Kosovë, ata që e mbajnë vetën për turq janë thjesht linjave shqiptare të zonave të fshatrave. Edhe në Maqedoni ata që ia mbajnë vetës linja turke, janë linja shqiptare. 80% janë linja shqiptare, 20% janë sllavë të turqizuar. Ka edhe shqiptarë që kanë marrë identitet turk, por është thjesht ndryshim kulturor”, ka thënë ai. /Gazeta Express