Steinmeier uron Presidenten Shiroka Pula dhe rikonfirmon mbështetjen gjermane për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një mesazh urimi nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, pas marrjes së detyrës.

Në emër të tij dhe të qytetarëve të Gjermanisë, Steinmeier i përcolli Presidentes urimet më të mira. Ai vuri në dukje rëndësinë që institucionet e Kosovës të jenë plotësisht funksionale.

Të lidhura

None found

“Që të gjitha institucionet kushtetuese të jenë sërish plotësisht funksionale dhe në gjendje të veprojnë, është një lehtësim i madh edhe për Gjermaninë, mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës. Muajt e bllokadës politike dëshmuan vlerën e institucioneve funksionale dhe varësinë e tyre nga vullneti i forcave politike për të marrë përgjegjësi përtej vijave partiake”, shkruhet në letër.

Presidenti gjerman theksoi se perspektiva e Kosovës është evropiane dhe bëri thirrje që vendi të vijojë reformat dhe integrimin euro-atlantik.

“Tani është koha të shohim përpara, të përshpejtojmë reformat e nevojshme me një dinamikë të re dhe të çojmë përpara integrimin euro-atlantik të Kosovës. Në këtë drejtim, janë veçanërisht të rëndësishme përmbushja e detyrimeve ndërkombëtare, garantimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkroi Steinmeier.

Në përmbyllje, ai rikonfirmoi se Gjermania do të mbetet pranë Kosovës si partnere e besueshme dhe do ta mbështesë fuqishëm në rrugën drejt Evropës.

Steinmeier shprehu gjithashtu kënaqësinë për bashkëpunimin e ardhshëm me Presidenten Shiroka Pula, të cilës i uroi sukses dhe urtësi në detyrën e saj.


Shtuar më 9.11.2026 16:56

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişsekabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş