Kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, 78-vjeçarit nga Bregu i Diellit në Prishtinë, po vazhdojnë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, pasi ai është raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i së enjtes.
Të lidhura
None found
Operacioni i kërkimit është përqendruar në lagjen Taukbashqe të Prishtinës, ku për të ndihmuar në lokalizimin e të moshuarit janë përfshirë edhe dronë.
Në njoftim thuhet: “Shoqata jonë, në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet e tjera kompetente, ka riangazhuar Departamentin e Dronistëve, me qëllim që të rrisim mundësitë për lokalizimin dhe gjetjen sa më të shpejtë të z. Xhafer Raqi.”
Sipas të dhënave, i moshuari vuan nga demenca dhe është larguar nga banesa rreth orës 08:00 të së enjtes.
Familjarët kanë apeluar që çdo person që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.
