Sa i arritshëm është një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së? Cilat mbeten sfidat dhe pengesat kryesore

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë të përmenden si dy subjektet që mund të ndërtojnë një bashkëqeverisje.

Gjatë javës që shkoi, kryeministri në detyrë Albin Kurti foli për herë të parë për mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Të lidhura

None found

I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me LDK-në, Kurti u shpreh se kontaktet me partitë politike do të nisin sapo të certifikohen rezultatet zgjedhore. “Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimin menjëherë”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës po e kushtëzon partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje, me postin e presidentit.

Sipas LDK-së, në rast se posti i presidentit i takon kësaj partie, ajo është e gatshme të japë 18 votat e deputetëve të saj në këtë shkëmbim.

Njohës të zhvillimeve politike në vend e konsiderojnë një koalicion LVV-LDK si zgjidhje në interes të shtetit. Sipas tyre, një marrëveshje mes këtyre dy subjekteve do të ishte me gjasë formula më e qëndrueshme për ngritjen e shpejtë të institucioneve të reja.

Koalicioni LVV-LDK shihet si zgjidhja më e përshtatshme

Analisti Milazim Maraj vlerëson se, ndonëse mund të ketë pengesa të ndryshme në ndërtimin e koalicionit LVV-LDK, ai mbetet në interes të shtetit.

Sipas tij, edhe pse pas zgjedhjeve ka pasur deklarata dhe mospajtime të brendshme lidhur me këtë bashkëpunim, një formulë e tillë do të ishte më e duhura në rrethanat aktuale.

“Koalicioni LVV-LDK është interes i shtetit të Kosovës. Nga se LDK ka përvojë shtet formuese dhe listë me intelektual të nivelit të lartë në fusha të ndryshme për ndërtimin e institucioneve. Problemet në formimin e qeverisjes së përbashkët për një udhëheqje të mirë si në planin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm. Pengesat mund të ketë si gjithmonë në formimin e koalicioneve; por pyetja është, a do të ketë veprime të arsyeshme për të themeluar qeveri të përbashkët. A do të lihen në një anë inatet, elementet përçarëse dhe të vihet në planë të parë interesi shtetëror i Kosovës. Në këtë rast do të duhej të jetë edhe çështja zgjedhjes së Presidentes-it. Por edhe mund të dalin edhe pengesa tjera qoftë nga njëra apo partia tjetër. Disa deputet të LVV edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore vazhdojnë me deklarata të rënda, ofenduese pa fije kulture apo respekt të domosdoshëm kombëtar për njerëzit e tyre në ndonjë parti tjetër. Kjo do të ketë ndikim negativ në planin e negociatave. LDK ka edhe mos pajtime të brendshme që janë si rezultat i mungesës së zgjedhjeve të brendshme demokratike në parti. Zgjedhje të tilla të mirëfillta nuk janë mbajte pas vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Tani për koalicion më LVV, duhet të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK dhe nuk është e lehtë të imagjinohet kalimi i propozimeve që bartin interesa jo vetëm shtetërore, por edhe partiake dhe individuale. Por në politikë nuk ka pikë. Politika është art i të mundshmes. Ndoshta arsyeja e shpjeguar mirë do të mund ndjenjat”.

“Një koalicion LVV-LDK do të ishte më i duhuri në këtë gjendje politike dhe gjeopolitike. Bashkimi i vlerave intelektuale dhe profesionale në Qeverinë e Kosovës, janë shumë të domosdoshme, veçanërisht në këtë kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike. Shqiptaret në këtë kohë janë të sulmuara nga të gjitha frontet armiqësore në të gjitha nyjetë e qenies së tyre kombëtare. Për këtë do të duhej të tejkalohen të gjitha interesat individuale, partiake apo grupore, për të akumuluar forcat në një pikë, të interesit shtetëror të Kosovës dhe interesit të përbashkët kombëtarë në Gadishullin Ilirik. Investimet janë të larta dhe misionaret shumë energjik dhe rigoroz. Pretendimet për të dal në rrugë dhe nga rruga të zgjedhën problemet që kanë nevojë për analiza kabinetike është qellim i këtyre misionarëve”, thekson Maraj për “Bota sot”.

Maraj, në prononcimin e tij për “Bota sot”, paraqiti edhe llogaritë e mundshme për mënyrën se si mund të veprojë LDK para dhe pas formimit të qeverisë.

Ai thotë se, nëse LDK hyn në koalicion me LVV-në, atëherë duhet të përgatitet për një qeveri të aftë dhe të arsyeshme që mund t’u bëjë ballë furtunave.

“Krijimi i një mesi antiamerikan dhe antieuropian është një nga planet që lexohen qartë. Portalet, japin lajme dhe analiza të rrejshme që krijojnë një opinion të përçarë në Kosovë. Nga ky opinion do të pengohen marrëveshjet dhe vendimet e domosdoshme për çështjen ton kombëtare. LDK do të duhej të vendos nëse zgjedhjet do të mbahen pas formimit të qeverisë ose para formimit të saj. Nëse vendoset të mbahen tani; kjo do të thotë se vendos të shkohet në opozitë. Ndërsa nëse arrijnë marrëveshje brenda partisë; atëherë do të duhej përgatiten për koalicion me LVV dhe zgjedhjet në parti të behën pas formimit të Qeverisë së Kosovës. Përgatitja për koalicion nënkupton përgatitje për të formuar një qeveri të aftë dhe të arsyeshme që u bënë ballë të gjitha furtunave dhe të ngritura tani në botë dhe në veçanti në Gadishullin Ilirik, në të cilin synohet ndikimi rus për “Botën Ruse” dhe ai serb për “Serbinë e Madhe”. Këtu nuk duhet të përjashtohet edhe ndikimi i Iranit dhe Turqisë që duket mjaftë i përkrahur nga shoqata, bashkësi dhe sekte të ndryshme fetare të instaluara në Kosovë ose me ndikim nga qendrat jashtë Kosove. Por ka edhe një indikator që u troket të gjitha partive në ndërgjegje. Kultura e treguar në këto zgjedhje të përsëritura dhe mjaftë monotone ka përcjell një porsi tek të zgjedhurit për Kuvend. Mos dalja në zgjedhje e një numri të madh dhe humbja e respektit në elektorat është edhe një tregues kërcënues që vjen nga baza për të zgjedhurit”, shton Maraj për “Bota sot”.

LVV dhe LDK kanë qenë në bashkëqeverisje për rreth katër muaj, përkatësisht nga 3 shkurti deri më 3 qershor 2020, ndërsa qeveria e tyre e humbi shumicën parlamentare pas vetëm rreth 50 ditësh në detyrë, kur më 25 mars 2020 u votua mocioni i mosbesimit.

Në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2025, këto dy parti kanë zhvilluar takime për të gjetur një konsensus për bashkëqeverisje ose për postin e presidentit, por pa arritur pajtueshmëri.

Pengesat kryesore të koalicionit LVV-LDK

Politologu Ramadan Gjanaj thotë për “Bota sot” se pengesa kryesore mes LVV-së dhe LDK-së nuk lidhet me postet apo me çështjen e presidentit, por me besimin politik ndërmjet dy partive.

Sipas tij, ekziston ende mosbesim reciprok për mënyrën se si do të mund të funksiononte një partneritet i ri qeverisës.

“Sipas mendimit tim, pengesa kryesore nuk lidhet me ndarjen e posteve apo edhe me çështjen e presidentit, por me besimin politik ndërmjet dy partive. Përvoja e koalicionit të tyre në vitin 2020 përfundoi me një prishje të shpejtë dhe la pasoja që vazhdojnë të ndikojnë edhe sot. Ende ekziston një mosbesim i ndërsjellë lidhur me mënyrën se si do të funksiononte një partneritet i ri qeverisës. Kjo çështje e besimit bëhet edhe më e rëndësishme kur merret parasysh agjenda politike që e pret qeverinë e ardhshme”, shprehet Gjanaj për “Bota sot”.

Sipas Gjanajt, sfidat reale janë dialogu me Serbinë dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ndërsa posti i presidentit dhe ndarja e ministrive mbeten çështje të negociueshme.

“Menjëherë pas formimit të institucioneve, Kosova do të përballet me vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, veçanërisht sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pikërisht këtu, sipas meje, qëndron sfida reale. Posti i presidentit apo ndarja e ministrive janë çështje që mund të negociohen. Ndërsa Asociacioni prek drejtpërdrejt çështje të sovranitetit, rendit kushtetues dhe identitetit politik të partive. Ai lidhet gjithashtu me raportet me partnerët perëndimorë dhe mund të ketë kosto politike për secilën palë përballë elektoratit të vet. Për këtë arsye, bëhet fjalë për një çështje shumë më strukturore sesa thjesht ndarja e përgjegjësive institucionale”, thekson politologu.

Gjanaj vlerëson se ekziston mundësia për një formulë bashkëpunimi mes LVV-së dhe LDK-së, duke shtuar se një koalicion i dy forcave kryesore politike shqiptare do t’u jepte vendimeve që pasojnë një legjitimitet më të gjerë politik.

“Një koalicion ndërmjet LVV-së dhe LDK-së do të ishte, me gjasë, formula më stabile për formimin e shpejtë të institucioneve të reja. Ai do të siguronte një shumicë më të qëndrueshme parlamentare dhe do të zvogëlonte rrezikun e bllokadave politike. Megjithatë, rëndësia e një koalicioni të tillë shkon përtej formimit të qeverisë. Në muajt në vijim, institucionet e Kosovës do të duhet të marrin vendime të ndjeshme që lidhen me dialogun me Serbinë dhe me pritjet e partnerëve euroatlantikë. Një koalicion që bashkon dy forcat kryesore politike shqiptare do t’i jepte këtyre vendimeve një legjitimitet më të gjerë politik. Pa një minimum konsensusi ndërmjet partive kryesore, çdo hap përpara në dialog rrezikon të shndërrohet në objekt përplasjesh të brendshme politike, gjë që do ta dobësonte pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe në fund mund të vinte në pikëpyetje vetë stabilitetin e koalicionit”, nënvizon Gjanaj.

Ai përmend edhe kushtet e mundshme që palët mund të vendosin para nisjes së negociatave zyrtare. Sipas tij, të dyja partitë mund të kërkojnë fillimisht sqarim të qëndrimeve të tyre për obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe për kufijtë e pranueshëm të zbatimit të Asociacionit.

“Mendoj se po mund të ketë kushte nga të dyja palët përpara se të nisin negociatat zyrtare dhe cilat mund të jenë ato. LDK-ja mund të kërkojë garanci për mënyrën e funksionimit të koalicionit, për një proces më kolegjial të vendimmarrjes dhe për mënyrën se si do të trajtohen çështjet ndërkombëtare, veçanërisht dialogu me Serbinë. Nga ana tjetër, LVV-ja mund të kërkojë njohjen e rolit të saj si forca e parë politike në vend, si dhe pajtueshmëri mbi prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme. Por përtej çështjeve institucionale, është e mundur që të dyja partitë të kërkojnë fillimisht sqarimin e qëndrimeve të tyre lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe me kufijtë e pranueshëm të zbatimit të Asociacionit. Në fund, negociatat mes LVV-së dhe LDK-së nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ndarjen e pushtetit. Ato do të varen kryesisht nga aftësia e dy partive për të ndërtuar një nivel të mjaftueshëm besimi që t’u mundësojë përballimin e vendimeve të vështira që e presin Kosovën në kuadër të dialogut me Serbinë. Në këtë kuptim, presidenti është një çështje që mund të negociohet. Asociacioni, në anën tjetër, është një çështje e vizionit strategjik për shtetin dhe për raportet me partnerët ndërkombëtarë. Prandaj testi i vërtetë i një koalicioni të mundshëm LVV-LDK nuk do të jetë ndarja e posteve, por aftësia e tyre për t’u dakorduar mbi mënyrën se si do të menaxhohet faza e ardhshme e dialogut me Serbinë”, përfundon Gjanaj për “Bota sot”.


Shtuar 27.06.2026 08:19

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas