Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Mentor Zejnullahu, dhe koordinatori dr. Nazmi Kolgeci zhvilluan një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me synim avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në sektorin shëndetësor.
Të lidhura
None found
Gjatë qëndrimit në Kazermën “Adem Jashari”, ata u pritën nga gjeneral Enver Cikaqi dhe përfaqësues të Regjimentit të Mjekësisë.
Takimi u përqendrua te mënyra e organizimit të shërbimeve mjekësore, si dhe te kryerja e vizitave sistematike shëndetësore për kadetët dhe pjesëtarët e FSK-së.
QKUK bëri të ditur se bashkëpunimi ndërinstitucional ka për qëllim rritjen e cilësisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore.
