Vera e këtij viti duket se do të sjellë bashkëpunime të mëdha mes këngëtarëve shqiptarë.
Para pak ditësh u raportua në media se Melinda, Nora Istrefi dhe Gjiko janë duke xhiruar videoklipin e këngës bashkëpunuese e cila pritet të shndërrohet në një hit të verës.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, të dielën, reperi Ledri Vula, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet po ashtu nga shesh-xhirimi me kolegët e tij, këngëtaren Kida dhe këngëtarin Butrint Imeri.
“DALE / 3 KORRIK, 00:00”, ka shkruar Ledri mbi fotografinë, duke lënë të kuptohet se titulli i këngës që pritet të publikohet më 3 korrik, do të jetë “Dale”.
Tre artistët e famshëm kosovarë shihen në një fushë të gjelbër derisa Butrint Imeri mban në dorë një shkop të lojës së Golfit.
