Policia zbulon mjete ushtarake në afërsi të Manastirit të Banjskës (FOTO)

Në afërsi të Manastirit të Banjskës janë gjetur pesë armë, të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani nga policia e Mitrovicës së Veriut.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë armë. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani për Gazetën Express.

Në shtator 2023, polici Afrim Bunjaku mbeti i vrarë në veri të Kosovës,  pas një sulmi nga persona të armatosur në Leposaviç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 24 shtatorit. Persona të maskuar bllokuan rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata qëlluan në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku.


Shtuar 6.03.2024 18:23