Pas SHBA dhe BE, Franca mesazh Kosovës: Veprimet për mbylljen e bankave serbe në veri rrezikojnë negociatat

Franca është shprehur e shqetësuar lidhur me operacionet e fundit të zhvilluara nga policia e Kosovës që sollën mbylljen e bankave serbe në Veri të vendit.

Në një reagim të fundit Franca ka theksuar se këto veprime të ndërmarra nga Kosova nuk bëjnë asgjë tjetër veçse rrisin tensionin dhe vënë në rrezik negociatat.

Autoritetet franceze bëjnë apel që palët të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të punojnë në propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga negociatori evropian.

“Këto veprime të reja të njëanshme ndihmojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe vënë në rrezik negociatat që janë nën kujdesin e BE-së, qëllimi i të cilave është gjetja e një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga zbatimi i rregulloreve nga Banka Qendrore e Kosovës (veprimet) ndikojnë në jetën e përditshme të komuniteteve serbe në Kosovë dhe janë në kundërshtim me përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për konkretizimin e perspektivës evropiane të dy ‘vendeve’”, thuhet në njoftim.

Më tej Franca fton autoritetet e Kosovës të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm.


Shtuar 22.05.2024 16:33