Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, Kurti kthehet në zyrë i shoqëruar nga Matoshi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në zyrën e tij pasi seanca e sotme e konstituimit të Kuvendit dështoi.

Kurti u pa në ambientet e qeverisë i shoqëruar nga deputetja Adriana Matoshi, ndërsa asnjëri prej tyre nuk dha prononcim për mediat.

Kutjojmë se ditën e sotme, Albin Kurti dha dorëheqjen nga posti i ti i kryeministrit në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.

Ndërkohë që seanca dështoi pasi nuk u miratua raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.

Në kushte të tilla, Parlamenti i Kosovës do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani për hapat e mëtejshëm. Parlamenti do të mblidhet sërish pas 48 orësh sipas rregullit të kushtetues.


Shtuar 15.04.2025 18:06

Tags: ,