Pacolli ngre alarmin për Aeroportin e Vlorës: Mbi 310 milionë euro investim i bllokuar

Behgjet Pacolli ka reaguar me tone të forta për zhvillimet në Aeroportin e Vlorës, duke pretenduar se hyrja në kantierin ku kompania Mabco ka investuar më shumë se 310 milionë euro po pengohet nga grupe kriminale.

Në një reagim të publikuar në Facebook, ai shprehu shqetësim për atë që e cilësoi si moszbatim të vendimeve të Gjykatës së Lartë, si edhe për ndërprerjen e punimeve përmes rojeve private dhe mjeteve të rënda. Pacolli ngriti pyetjen se si mundet që një kompani private të bllokojë aksesin në një aset strategjik kombëtar pa u përballur me pasoja ligjore.

Të lidhura

None found

Sipas tij, situata ka dalë tashmë përtej një mosmarrëveshjeje biznesi dhe përbën një test për vetë funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë, duke nënvizuar se ligjet dhe vendimet e gjykatave duhet të zbatohen nga shteti, e jo të sfidohen nga grupe private.

Reagimi në Facebook:

Grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku Mabco ka investuar mbi 310 milionë euro!

A është KRIM bllokimi i një aktiviteti të ligjshëm me roje private, mjete të rënda dhe vetëgjyqësi?

Nëse po, pse nuk po vepron askush?

Nëse secili në këtë vend mund të marrë disa roje private, të bllokojë hyrje-daljet, të pengojë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të imponojë vullnetin e tij me forcë, atëherë a jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private?

Çfarë roli kanë rojet private në këtë vend?

Si është e mundur që një kompani private të vendosë se kush hyn dhe kush nuk hyn në një kantier, pavarësisht vendimeve të Asamblesë së Ortakëve, pavarësisht vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe pavarësisht kërkesave të institucioneve shtetërore?

Si është e mundur që një kompani sigurie private të bllokojë fizikisht hyrjen në një aset strategjik kombëtar dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?

Nëse çdo kompani në Shqipëri mund të marrë disa roje private, të vendosë kamionë në hyrje dhe të shpallë veten mbi ligjin, atëherë:

• Për çfarë na duhen gjykatat?

• Për çfarë na duhen institucionet?

• Për çfarë na duhet shteti?

Sot nuk po diskutojmë më për një konflikt biznesi.

Sot po diskutojmë për ekzistencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit. Sot shtrohet pyetja themelore: a zbatohen vendimet e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë apo jo?

Sepse, nëse një vendim i formës së prerë i Gjykatës mund të bllokohet nga një grup njerëzish me kamionë dhe roje private, atëherë problemi nuk është më Aeroporti i Vlorës.

Problemi është vetë shteti ligjor.

Prej muajsh, Mabco po përballet me pengesa të vazhdueshme dhe të papranueshme. Prej javësh po shohim vandalizëm, bllokime, dëmtime të pronës dhe pengim të punimeve.

Sot po shohim moszbatim të hapur të ligjit para syve të të gjithëve, si dhe privim të së drejtës për veprim dhe lëvizje.

Ku janë institucionet që duhet t’u japin përgjigje qytetarëve?

Kjo nuk është më një çështje vetëm e Mabco-s apo e 2A-së.

Kjo është një çështje që prek çdo qytetar.

Kush i zbaton ligjet në këtë vend?

Ligjin për shoqëritë tregtare?

Vendimet e Gjykatës së Lartë?

Apo rojet private?


Shtuar 23.06.2026 10:52

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş