Grupet parlamentare të PDK-së dhe Aleancës, së bashku me asamblistë e aktivistë nga Anamorava, kanë vijuar aksionin simbolik përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
Gjatë prononcimit për media, përfaqësuesit e opozitës, aktivistët dhe asamblistët i kërkuan edhe një herë partisë fituese të zgjedhjeve të 7 qershorit që të zhbllokojë institucionet e vendit.
Një përfaqësues nga Anamorava deklaroi se qytetarëve të Kosovës duhet t’u rikthehen institucionet dhe se ato duhet t’u shërbejnë atyre.
Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, iu drejtua kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, me thirrjen që të rikthehet në institucione.
Demaku tha se shoqëria kosovare, e cila ka kaluar procese të vështira, nuk do të pranojë që Albin Kurti të vazhdojë të luajë me institucionet e vendit. Sipas tij, as veprimi i djeshëm nuk e ka ndryshuar qëndrimin e opozitës, pasi edhe sot vendi ndodhet jashtë kushtetutshmërisë.
