Nuk ka ditëlindjen, por Genci i bëri Eni Koçit dedikimin më romantik (FOTO LAJM)

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të showbizit shqiptarë. Edhe pse kanë vite që e kanë bërë publike dashurinë e tyre, shumë pak dimë se si ka nisur gjithçka mes dyshes dhe ç’planesh kanë ata për të ardhmen.

Së fundmi, ata kanë zgjedhur që të mos jenë aq të rezervuar dhe të ndajnë me publikun mjaft momente në çift.

Dyshja po shijojnë një periudhë të mirë së bashku larg rutinës. Si destinacion për ditët e tyre të lumtura së bashku ata kanë zgjedhur Amsterdamin, Holandë.

“Me një njeri të mirë, që për fat e kam pranë vetës çdoherë”, ka shkruar Prelvukaj dedikuar Enit dhe me këto fjalë me shumë mundësi e ka bërë artisten të ndihet femra më e lumtur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)

Më herët, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Eni ka treguar gjithçka që nuk kemi ditur më parë për çiftin. Ajo ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se asokohe mendonte se ai ishte shumë mendjemadh e komenti i Gretës për këtë rast ka qenë epik.

“Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.

E pyetur për diferencën në moshë më Gencin dhe nëse ndihet konfuze për këtë gjë, Eni është shprehur:

“Pika e parë jeto për veten tënde dhe bëj atë që ta ndjen zemra se goja e njerëzve nuk mbyllet kurrë. Një jetë kemi dhe çdo njeri duhet ta jetojë ashtu siç ja do zemra. Në rastin tim , diferencën time me Gencin nuk e konsideroj tabu dhe as të tepruar. Por edhe nëse do ishte, është çështja jonë dhe jo e njerëzve. Personalisht e gjykoj që pjekuria e mashkullit sjell edhe qetësinë dhe lumturinë e femrës”.


Shtuar 4.10.2021 15:40