Një 13 vjeçare nga Lipjani dyshohet të ketë qenë shënjestër e ngacmimit seksual nga një mësues në shkollën shkollën “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc të kësaj komune.
Mbi rastin nuk ka shumë të dhëna nga policia, përveç se personi i dyshuar po hetohet në gjendje të lirë., pas marrjes në pyetje.
Nga organet e hetuesisë, kanë konfirmuar se rasti ka të bëjë me ngacmimin seksual të një 13 vjeçarje në shkollën “Vezir Kolshi”, në fshatin Resinovc të Lipjanit.
Rasti që dyshohet të ketë ndodhur me 5 mars të këtij viti, në polici është kallëzuar nga prindi i vajzës.
“Lipjan 05.03.2024-10:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.