Në pritje të ëmbël, Genta Ismajli organizon një super “baby shower” (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej muajsh ndodhet në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë.

Më herët, emisioni “Prive” ka mësuar se këngëtarja është në pritje të jo një, por dy foshnjave.

Këtë lajm e fshehu për shumë gjatë derisa para pak ditësh publikoi një video së bashku me partnerin e saj ku dhe konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë.

Ashtu siç e do zakoni para ardhjes në jetë të binjakëve ata kanë organizuar një “baby shower” dhe Genta na ka qerasur me foto nga eventi, por pa treguar se cilët persona kanë qenë të ftuar në gëzimin e tyre të madh.

Artistja e ka “lëshuar dorën” dhe ka vendosur pas shumë kohësh që të bëjë publike momente nga ditët e saj të pritjes së ëmbël.

Kujtojmë se më herët, në TikTok ka nisi të qarkullojë një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Edhe pse shfaqet me rroba të gjera barku është mjaft i dukshëm.

Po ashtu para disa ditësh në rrjet u publikua një foto, në të cilën Genta dukej me disa kilogramë më shumë. Kështu lindën dyshimet se ajo mund të ishte shtatzënë për herë të parë dhe rrjeti paska pasur të drejtë!


Shtuar 14.10.2021 12:24