“Llafe-llafe”, momenti kur presidentja e Kosovës citon Dafina Zeqirin (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është gjithmonë një mbështetëse e madhe e artistëve. Ajo herë pas here e ka treguar publikisht jo vetëm përmes postimeve të ndryshme, por edhe nëpër intervista.

Më e fundit është këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila mesa duket është nga të preferuarat e Osmanit.

Gjatë një interviste, kjo e fundit ka cituar një pjesë të këngës së saj. Duke dhënë një shpjegim, presidentja përdori fjalën “Llafe llafe”, këngë kjo e albumit të fundit të këngëtares “Dafinë moj”.

“Ai ose ajo janë llafe që po thotë Dafina”, u shpreh Osmani.


Shtuar 27.10.2021 09:48