Trenat në linjën Prishtinë–Pejë kanë nisur sërish qarkullimin gjatë mesditës, pasi shërbimi u pezullua përkohësisht pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot, ku një grua humbi jetën pasi u godit nga treni.
Të lidhura
None found
Lajmi u bë i ditur nga Behxhet Haziri, zëdhënës i Trainkos.
Haziri shpjegoi se ndërprerja ishte bërë për shkak të rastit të rëndë, me qëllim verifikimin e makinistit dhe përmbushjen e procedurave të tjera të nevojshme.
Sipas tij, pas përfundimit të këtyre veprimeve, qarkullimi i linjës së mesditës vijoi normalisht.
