Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Brendshme tregojnë se, gjatë 24 orëve të fundit, mbi 17.000 persona kanë dalë nga Maqedonia drejt Greqisë përmes pikave kufitare Bogorodicë dhe Dojran. Në të njëjtën periudhë, rreth 16.000 udhëtarë kanë hyrë në vend.
Të lidhura
None found
Fluksi i lartë i automjeteve shkaktoi kolona të gjata gjatë gjithë ditës në të dyja pikat e kalimit kufitar. Situata më e ngarkuar u regjistrua në Dojran, ku radha e makinave vazhdonte përmes Star Dojranit.
Nga dita e djeshme deri sot në mesditë, në pikën kufitare “Bogorodicë” u regjistrua hyrja e 5.864 shtetasve të RMV-së dhe dalja e 5.948 të tjerëve, sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme. Po gjatë këtij intervali kohor, në Maqedoni hynë 10.249 shtetas të huaj, ndërsa 11.648 u larguan nga vendi.
Në pikën kufitare Dojran, shifrat për shtetasit e RMV-së arritën në 399 hyrje dhe 1.104 dalje. Sa u përket shtetasve të huaj, u evidentuan 1.295 persona që hynë në vend dhe 1.174 që dolën./Telegrafi/
