Ky është një nga shoferët që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Naser Sylmentaj është shoferi që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur nipi, Besnik Shuti, përmes një publikimi në rrjetet sociale.

“O Rahmet te past Shpirti o Daja Naser Sylmetaj, po shum kom pas deshir hala me nejt me ty breee”, ka shkruar ai.

Autobusi me targa të Kosovës, ‘Deva Tours’ ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë me mbi 60 udhëtarë.

Deri më tani është konfirmuar vdekja e 10 personave dhe lëndimi i mbi 45 udhëtarëve të tjerë.
Në mesin e udhëtarëve kishte edhe fëmijë, por që autoritetet kroate nuk kanë konfirmuar nëse ndonjëri prej tyre mund të jetë viktimë apo i lënduar./


Shtuar 25.07.2021 11:59