Kreu i Deçanit: Qeveria t’i japë përgjigje QUINT-it për Manastirin

Disa herë radhazi shtetet e QUINT-it janë duke i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të implementojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e pronave të manastirit të Deçanit.

Një komunikatë të tillë e kanë lëshuar edhe sot, duke shënuar kështu herën e katërt që e bëjnë thirrjen e njëjtë brenda mandatit të Qeverisë Kurti.

Lidhur me këtë kërkesë të përsëritur të QUINT-it ka folur kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ramosaj ka thënë se përgjigje për këtë çështje duhet të japë Qeveria e Kosovës.

“Për këtë Qeveria të japë përgjigje. Për qytetarët e Deçanit dhe për mu personalisht është vendim i padrejtë. Është çështje e Qeverisë’’, ka thënë ai për Periskopin./express


Shtuar 20.05.2022 12:58