Shtetasi gjerman gjendet i vdekur në një banesë në Kosovë, policia jep detaje

Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në mbrëmjen e sotme në një banesë në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, për Zëri.info tha se kanë marrë kërkesë nga një bashkëpunëtore për verifikimin e situatës shëndetësore të shtetasit gjerman, ndërsa i njëjti është gjetur i vdekur në banesën e tij.

“Policia se bashku me pronarin e baneses ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdher te prokurorit kujdestar ka hyrë ne banese dhe ka gjetur shtetasin gjerman te shtrirë ne krevat. Ne vendngjarrje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e ti”, tha Gjurkaj për Zerin.

Rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë dhe trupi i pajetë i tij është dërguar për ekzaminim mjekësor në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Zëri


Shtuar 6.11.2021 23:29