Fehim Sali nën dyshimet për spiunazh për BIA-n serbe, ja çfarë dihet për rastin

Policia e Kosovës arrestoi të enjten Fehim Salin, arsimtar nga Dragashi, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit. Një ditë më pas, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që ai të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.

Të lidhura

None found

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit, i dyshuari ka dhënë gjatë intervistimit një përshkrim të hollësishëm të veprimtarisë së tij dhe të kontakteve me një zyrtar të BIA-s serbe.

Fehim Sali, shtetas i Kosovës dhe banor i komunës së Dragashit, dyshohet se ka vepruar në interes të Shërbimit Inteligjent Serb, BIA.

Hetimi ndaj tij kishte nisur që në qershor të vitit të kaluar, pasi Agjencia Kosovare për Inteligjencë ia kishte përcjellë Prokurorisë Speciale informacionin për aktivitetin e dyshimtë të Salit.

Prokuroria pretendon se Sali ka vepruar mbi urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq. Sipas dyshimeve, ai i ka përcjellë këtij shërbimi informacione lidhur me situatën politike në Kosovë, ka identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë duke i fotografuar dhe ka ofruar të dhëna për persona që i përkasin sektit vehabi, si dhe për persona të tjerë.

Po ashtu, dyshohet se këta persona ua ka propozuar zyrtarëve të BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.

Para shkarkimit të tij në maj të vitit 2024, Sali kishte qenë pjesë e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentes së Kosovës. Edhe mbajtja e këtij funksioni është përmendur në kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim.

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, deklaroi të premten për media se provat e mbledhura nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, krijojnë dyshim të bazuar se Sali është rekrutuar nga BIA.

Kodraliu tha se rekrutimi dyshohet të jetë bërë nga zyrtari i BIA-s, Zhelimir Matoviq, ndërsa informacionet e dhëna prej Salit kanë qenë në dëm të interesave të shtetit të Kosovës. Sipas prokurorit, vetë i pandehuri ka deklaruar se ishte rekrutuar dhe se kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.

“Sot, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Fehmi Sali. Nga provat që kemi siguruar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, kemi vërtetuar dyshimin e bazuar se i njëjti ka qenë i rekrutuar në Shërbimin Inteligjent Serb – BIA, më konkretisht nga zyrtari i saj, Zhelimir Matoviq, dhe se i njëjti ka ofruar informacione këtij shërbimi në dëm të interesave të shtetit tonë. Konsiderojmë se nga provat që kemi siguruar kemi vërtetuar dyshimin e bazuar mirë”, deklaroi ai.

Prokurori shtoi se, gjatë paraqitjes së kërkesës për paraburgim, Sali e kishte pranuar sërish se ishte rekrutuar dhe se kishte pasur komunikim të vazhdueshëm me pjesëtarë të BIA-s.

Ndërkohë, gjatë një bastisjeje të zhvilluar një ditë më herët në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, autoritetet sekuestruan telefona dhe një shumë parash. Prokuroria dyshon se paratë përbëjnë dobi pasurore të përfituar nga kryerja e veprës penale.

Bekim Kodraliu bëri të ditur se pas përfundimit të hetimeve, ndaj Salit pritet të ngrihet aktakuzë për veprën penale për të cilën, sipas tij, tashmë është vërtetuar dyshimi i bazuar.

Policia e Kosovës njoftoi se F. S. u ndalua sot në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për veprën penale “Spiunazh”. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, atij iu caktua ndalimi prej 48 orësh.

Urdhërkontrolli në banesën e të dyshuarit në Dragash u zbatua nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Gjatë kontrollit në vendbanim u gjetën dhe u sekuestruan 39 mijë e 500 euro para të gatshme, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente të ndryshme që konsiderohen relevante për rastin.

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, vendosi më pas një muaj paraburgim ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për veprën penale “Spiunazhi”, të paraparë në nenin 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vendimi u mor më 14 gusht nga gjyqtari i procedurës paraprake, Kushtrim Shyti, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Gjykata arsyetoi se ekziston rreziku që Sali të arratiset. Ai ishte ndaluar më 13 gusht, rreth orës 04:00, në pikën kufitare në Merdare, teksa po largohej nga Kosova.

Në vlerësimin e gjykatës është marrë parasysh edhe fakti se Sali ka shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë, si dhe lidhje familjare në Serbi.

Përveç mundësisë së arratisjes, gjykata ka konstatuar rrezik që ai të ndikojë te dëshmitarët dhe provat, ndërsa ka vlerësuar gjithashtu se ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale.

Mbrojtja e ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim, duke theksuar se Sali ka vendbanim të përhershëm në Kosovë, familjen dhe vendin e punës si mësimdhënës në këtë vend. Sipas mbrojtjes, udhëtimet e tij në Serbi kanë qenë të lidhura me çështje familjare dhe personale.

Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka çmuar se masat alternative, si arresti shtëpiak, dorëzania apo detyrimi për t’u paraqitur në polici, nuk do të garantonin praninë e tij dhe as nuk do të parandalonin pengimin e hetimeve.


Shtuar 15.08.2026 10:40

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomzbahis girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom