Derbi dramatik mes Prishtinës dhe Gjilanit mbyllet pa fitues

Derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur 1-1.

Vendasit kaluan fillimisht në epërsi me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 84-të me penallti.

Por, miqtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e gjashtë shtesë (90+6), me anë të Albert Dabiqajt.

Vlen të theksohet se “Skifterat” luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 82-të, pasi nga loja me kartonin e dytë të verdhë u largua Armend Halili.

Pas këtij barazimi, Prishtina renditet e shtata me dy pikë, teksa ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë sezon.

Kurse, Gjilani renditet i gjashti me gjashtë pikë. /albeu.com/


Shtuar 16.09.2021 18:20