Bashkëpunime me grupe kriminale, zbulohet e shkuara e errët e konkurrentes së “Për’puthen”

Mbrëmjen e sotme, në “Për’puthen PRIME” pati shumë debate dhe polemika të ndryshme, Megjithatë, mbrëmja u përmbyll me një surprizë për të gjithë, ku u bë pjesë e emisionit një konkurrente e re, e cila ishte pikërisht motra e Rrushes, Laureta Zybe.

Hyrja e saj bëri shumë bujë në program pasi nuk kishte ndodhur që dy motra të ishin pjesë e emisionit, ndërkohë që me shkathtësinë e çiltërsonë e saj, duket se Laureta i bëri të gjithë në studio për vete. Motrat u shprehën se kanë shije shumë të ndryshme për sa i përket djemve dhe nuk do të ziheshin kurrë në emision për shkak të pëlqimeve të krijuara.

Megjithatë, mesa duket, konkurrentja ka patur një të shkuar problematike.

Sipas Indeksonline, ajo ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.

Laureta Zyba ishte valltare e klubeve të natës në Prishtinë e cila ishte arrestuar për veprën penale, “bashkëkryrje në veprim”. Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.


Shtuar 30.01.2022 09:47