Anulohen dy seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, zbulohet arsyeja

Kryetari i trupit gjykues Charles Smith ka marrë vendim të anulojë seancat e datës 21 mars dhe 22 gusht 2024, në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas trupit gjykues, ky vendim është marrë për shkak se ka kontradikta në mes datave.

Në fillim të seancës gjyqësore, Smith III ka thënë se do të fillojë dëshminë dëshmitari i 49-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04811./albeu.com


Shtuar 18.03.2024 12:13