A mund të jetë AAK-ja zgjidhja nëse mungojnë votat për Sejdiun?

Qëndrimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës, ka shtuar pasigurinë lidhur me sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit. Deklarata është bërë në një periudhë të ndjeshme politike, kur prania dhe vota e çdo deputeti mund të ndikojë në shmangien e një bllokade të re institucionale.

Të lidhura

None found

Përballë këtij zhvillimi, mbetet e hapur dilema nëse kundërshtimi i deputetëve të LDK-së mund ta pamundësojë zgjedhjen e Sejdiut dhe nëse, në mungesë të votave ose kuorumit, partitë duhet të shqyrtojnë alternativa të tjera politike.

Një prej mundësive është rikthimi i komunikimit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Kryetari i saj, Ardian Gjini, ka thënë më herët se AAK-ja do të kontribuojë në sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse pranohen gjashtë pikat e propozuara nga kjo parti.

Gjini kishte shkruar në Facebook se më 26 qershor 2026 e kishte bërë publike ofertën e AAK-së për mbështetjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës. Sipas tij, Aleanca është e gatshme, pa kushte dhe pa kërkesa personale, të ndihmojë në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit apo presidentes, nëse mandatari për formimin e Qeverisë pranon gjashtë pikat e ofertës së saj.

Analistët politikë i kanë vlerësuar në mënyra të ndryshme zhvillimet, duke i konsideruar ato vendimtare për tejkalimin e krizës institucionale. Njëra prej qasjeve është negocimi me AAK-në për garantimin e kuorumit, me qëllim që procesi presidencial të mos dështojë dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.

Qasja tjetër e konsideron të vështirë zgjedhjen e presidentit përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe sheh si zgjidhje krijimin e një koalicioni të gjerë politik.

Image

Qarri: AAK-ja përdor propagandë destruktive, por refuzon dialogun

Analisti politik Gani Qarri, në një deklaratë për “Bota sot”, ka thënë se qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Sipas tij, një skenar i tillë do të sillte pasoja të rënda edhe për vetë LDK-në.

Qarri i ka cilësuar këta deputetë si problematikë, zhurmues dhe të prirë për të çuar vendin me çdo kusht në zgjedhje të reja. Ai ka vlerësuar se zgjedhjet do ta bënin të paparashikueshme situatën, veçanërisht për LDK-në, e cila, sipas tij, mund të binte në përqindje njëshifrore dhe të përfshihej në kaos politik e partiak.

Analisti ka paralajmëruar se një proces i ri zgjedhor nuk do të thellonte vetëm ndarjet ideologjike, por mund të shkaktonte edhe përçarjen e LDK-së në degë e fraksione të vogla. Përgjegjësinë kryesore për këtë zhvillim, ai ua ka atribuar gjashtë deputetëve që i ka përshkruar si “musketarë” të partisë, duke thënë se kryengritja e tyre e brendshme rrezikon dërgimin e Kosovës në zgjedhje të parakohshme, bllokimin e institucioneve dhe pengimin e qeverisjes së qëndrueshme.

Sipas Qarrtit, përgjegjësinë për situatën e ka vënë në dukje edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka theksuar se Abdixhiku ka bërë të ditur publikisht se gjashtë deputetë të partisë nuk do ta votojnë as profesor doktor Bekim Sejdiun, ndonëse emri i tij ishte paraqitur si ide dhe kërkesë konsensuale e vetë LDK-së, të cilën e kishte pranuar edhe kryeministri në detyrë dhe kryetari i partisë më të madhe në vend.

Qarri ka pretenduar se këta deputetë, të nxitur ose joshur nga faktorë jashtë partisë, po rrezikojnë edhe shpërbërjen e LDK-së, e cila tradicionalisht është parë si parti institucionale. Ai ka shtuar se, përveç rrezikut të mungesës së votave për zgjedhjen e Sejdiut, deputetët mund të pengojnë edhe sigurimin e numrit të nevojshëm të të pranishmëve në sallë për krijimin e kuorumit.

Ai ka rikujtuar edhe zhvillimet e vitit të kaluar, kur LDK-ja nuk kishte pranuar ofertat për koalicion nga LVV-ja. Sipas tij, pranimi i të paktën njërës prej ofertave do ta kishte shmangur nevojën për mbajtjen e dy palë zgjedhjeve të parakohshme, të cilat sërish nuk sollën zgjidhje për problemin politik.

Qarri ka paralajmëruar se nëse gjashtë deputetët e LDK-së bëhen shkaktarë të zgjedhjeve të reja, qytetarët mund të zhgënjehen deri në atë pikë sa ta çojnë partinë pranë pragut zgjedhor. Ai ka thënë se në një rast të tillë LDK-ja mund të mos gjejë më parti të gatshme t’i ofrojnë koalicion qeverisës apo bashkëpunim politik për krijimin e institucioneve dhe bashkëqeverisjen e vendit.

Për situatën aktuale, analisti ka vlerësuar se qëndrimi i deputetëve të LDK-së po rrezikon që Bekim Sejdiu të mos sigurojë votat për president. Ai u ka bërë thirrje deputetëve të tjerë opozitarë që, edhe nëse nuk votojnë, të qëndrojnë në sallë për të garantuar kuorumin. Në këtë mënyrë, sipas tij, Sejdiu do të mund të zgjidhej me shumicë të thjeshtë, prej 61-63 votash, të siguruara nga partia fituese dhe deputetët e komuniteteve joserbe.

Sipas Qarrit, një zgjidhje e tillë do të hapte rrugën për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për një qeverisje stabile, të dalë nga legjislatura e 11-të me radhë dhe me mandat të plotë të Republikës së Kosovës. Ai ka propozuar që, për interesin e vendit, të zhvillohen bisedime edhe me deputetët e AAK-së, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme dhe një krizë e re institucionale, nga e cila, sipas tij, është lodhur populli i Kosovës.

Qarri ka thënë se Bekim Sejdiu i përmbush kërkesat, veçanërisht ato të LDK-së, pasi e ka cilësuar kandidat institucionalist, mbrojtës të ligjit dhe Kushtetutës, garantues të vlerave kombëtare dhe të shtetndërtimit, si dhe figurë mbipartiake me profil të dëshmuar dhe parime të përafërta me LDK-në.

Ai ka vlerësuar se ky rast i jep LDK-së mundësinë të dëshmojë vullnetin e saj për zgjidhjen e krizës politike. Në të kundërtën, duke pasur parasysh se zgjedhjet e parakohshme do të ishin të dëmshme dhe të panevojshme, Qarri ka thënë se përgjegjësia për zgjatjen e ngërçit politik, bllokadat institucionale dhe problemet e vendit do t’i mbetej kësaj partie.

Në fund, Qarri është shprehur kritik edhe ndaj AAK-së dhe refuzimit të saj për të marrë pjesë në takimet e ftuara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai e ka përshkruar partinë si të paqartë në deklarime, pasi, sipas tij, nuk pranon të ulet në tryezë me Kurtin për të diskutuar gjashtë pikat e saj, ndërsa zhvillon një propagandë të zëshme dhe destruktive duke thënë se nuk ka çfarë të bisedojë me të.

Analisti ka shtuar se ky qëndrim e bën të vështirë të kuptohet se si mund të zhvillohet dialogu me drejtuesit e AAK-së. Ai ka ngritur mundësinë që Ardian Gjini të kërkojë ndërmjetësues ose “mësitë politikë”, por ka vlerësuar se një formë e tillë komunikimi do të përcillte më shumë kalkulime personale sesa qëndrimet reale të palëve dhe do ta vështirësonte arritjen e një marrëveshjeje me AAK-në, nëse ajo nuk pranon të dialogojë drejtpërdrejt me partinë fituese.

Burjani: Kriza duhet të tejkalohet përmes një koalicioni të gjerë

Analisti politik Blerim Burjani ka deklaruar për “Bota sot” se LDK-ja duhet të veprojë në përputhje me interesat e veta politike. Ai nuk pret që presidenti të zgjidhet para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Burjani ka thënë se është e vështirë të besohet që LDK-ja do të votojë për të mbrojtur pushtetin e VV-së, pasi një veprim i tillë, sipas tij, nuk do të kishte arsyetim politik. Për këtë arsye, ai ka kërkuar që LDK-ja të fokusohet te interesat e saj dhe jo te mbështetja e partive të tjera.

Image

Ai nuk beson se zgjedhja e presidentit do të realizohet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe ka vlerësuar se Abdixhiku nuk duhet të insistojë më tej në këtë çështje, e cila, sipas tij, duhet trajtuar nga një këndvështrim tjetër.

Si rrugëdalje nga situata, Burjani ka propozuar që Kurti të bëjë lëshime dhe të bashkohet me partitë e tjera opozitare për krijimin e një qeverie dyvjeçare me koalicion të gjerë. Sipas tij, një qeveri e tillë do të mundësonte konsolidimin e raporteve shtetërore dhe avancimin e agjendës së integrimit evropian të Kosovës.

Burjani ka theksuar se shteti ka nevojë për një koalicion të gjerë dhe se partitë duhet t’i lënë mënjanë inatet dhe egon për të formuar një qeveri të përbashkët.

Në skemën e propozuar prej tij, posti i presidentit do t’i takonte LDK-së, kryeministri do të vinte nga VV-ja, PDK-ja do të merrte postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa edhe AAK-ja do të kishte një zëvendëskryeministër.


Shtuar 4.09.2026 12:10

Tags: , ,
sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş