Në historinë e letërsisë botërore 26 Shkurti njihet si ditëlindja e shkrimtarit të njohur francez Viktor Hygo.
Viktor Hygo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si “Babai i Romantizmit”, “Poet Kombëtar i Francës” si dhe Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.
Veprat e tij më të njohura janë romani “Te mjerët”, e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës, “Punëtoret e detit”, “Njeriu që qesh” etj.
Më poshtë, gjeni disa nga thëniet e tij më të mençura:
Mos i edukoni fëmijët tuaj të jenë të pasur. Mësoni ata të jenë të lumtur, kështu që ata do të njohin vlerën e gjërave dhe jo çmimin.
Femrat mbajnë mend vetëm meshkujt që i kanë bërë të qeshin; meshkujt vetëm femrat që i kanë bërë të qajnë.
Asnjë ushtri nuk mund të përballojë forcën e një ideje, koha e së cilës ka ardhur.
Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu.
Mund t’u rezistosh pushtuesve, por jo ideve.
I shtypuri që e pranon shtypjen, bëhet bashkëpunëtor.
Njerëzve s’u mungon forca, por vullneti.
Lumturia ekstreme është kur të duan për atë që je, ose kur të duan pavarësisht se kush je.
Ka një spektakël më madhështor se deti: është qielli. Ka një spektakël më madhështor se qielli: është shpirti.
Po të mos ishte femra, diamantet do të ishin gurë të rëndomtë.
Melankolia është gëzimi i të qenët i trishtuar.
Njerëzit duhet ta kenë korruptuar pak natyrën, pasi nuk linden ujqër dhe u bënë të tillë.
Është e lehtë të jesh i mirë; të jesh i drejtë është e vështirë.