Në fillim të shekullit të kaluar, Mary Ann Bevan jetonte në Britaninë e Madhe, një infermiere me një “zemër prej ari” siç përshkruhet nga ata që patën fatin ta takonin. Por Mary Ann u bë e famshme jo për kontributin e saj për njerëzimin, por për shkak të një sëmundjeje të rrallë që e shpërfytyroi atë dhe i dha titullin “gruaja më e shëmtuar në botë”.
Mary Ann ka lindur në vitin 1874 dhe ka studiuar për infermieri dhe në moshën 20 vjeçare filloi punë. Të gjithë flisnin për një infermiere që nuk lodhej kurrë, e cila edhe në rastet më të vështira mund t’i qetësonte pacientët me buzëqeshjen e saj. Ajo u martua dhe pati 4 fëmijë, por shumë herët humbi burrin dhe e gjithë barra e rritjes së fëmijëve ra mbi të. Disa muaj më vonë asaj u zhvillua një sëmundje e rrallë ku muskujt e fytyrës iu paralizuan dhe gradualisht filloi të shpërfytyrohet.
Për sa kohë që ajo mbajti punën e saj si infermiere, nuk u interesua dhe vazhdoi të mbetej si punëtore dhe dhuruese për të gjithë. Brenda 5 muajsh imazhi i saj kishte ndryshuar tërësisht dhe spitali e pushoi nga puna me arsyetimin se po u shkaktonte frikë pacientëve.
Mary Ann vuante nga akromegalia, një gjendje e rrallë e të rriturve të shkaktuar nga një sekretim i tepërt i hormonit të rritjes.
Sot kjo sëmundje është e shërueshme, por atëherë nuk dinin si ta bënin një gjë të tillë.
Njerëzit filluan ta trajtonin atë si një “fundurrinë” dhe ajo luftoi për t’i rritur fëmijët e saj në mënyrë të denjë. Kur vështirësitë financiare u rritën, ajo u detyrua të merrte pjesë në një konkurs të çuditshëm të kohës, “njeriu më i shëmtuar në botë”.
Çmimi ishte një shumë e madhe për atë kohë dhe Mary Ann mendoi se do të zgjidhte problemin e parave për familjen e saj për një kohë të gjatë.
Ajo doli fituese mes 250 pjesëmarrësve dhe u afrua menjëherë nga cirqet e kohës për ta punësuar si “pjesë e spektaklit”.
Gjithmonë me fokus rritjen e fëmijëve të saj ajo pranoi ofertat dhe kështu arriti të rrisë 4 fëmijët e saj dhe t’i edukojë ata. Fama e saj arriti në Nju Jork ku qëndroi për disa vite. Ajo vdiq në vitin 1933, me 4 fëmijët e saj që nuk u larguan kurrë nga ajo./albeu.com/