Franca ka shënuar rritje të të shtruarve në spital, një rritje prej 25% në tre javë, sipas të dhënave të publikuara nga organizata e shëndetit publik Santé publique France. Numri i pacientëve të shtruar në spital ka shkuar në 8.685 në krahasim me 6.922 pacientë me 17 korrik, kur u regjistrua niveli më i ulët i shtrimeve në spital që nga fillimi i vitit.
1,556 pacientë janë aktualisht të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i pacientëve me simptoma të rënda të Covid-19 është rritur (+ 81%) që nga 21 korriku, kur ky numër ishte më i ulëti (859) që nga fillimi i vitit.
Në 24 orët e fundit, 117 pacientë u shtruan në njësitë e kujdesit intensiv.
Deri më tani 44,739,322 persona kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid (66.4% të popullsisë së përgjithshme) dhe 37.231.075 janë vaksinuar plotësisht (55.2% e popullsisë së përgjithshme).