Erling Haaland e nis aty ku e la. Ai realizoi hat-trick në Kupën e Gjermanisë ndaj SV Wehen Wiesbaden në fitoren 3-0 që shënoi skuadra e tij.
Sulmuesi norvegjez i realizoi golat në minutat 26′ 31′ 51′.
Ndërkohë, 21-vjeçari gjithashtu u dallua edhe për festimin e çuditshëm të njërit nga golat, pasi filloi të bëjë pompa në fushë. /albeu.com/