Zbulohet kur Lukaku do kryejë testet mjekësore te Chelsea

Romelu Lukaku është në prag të përfundimit të një kalimi nga Interi te Chelsea dhe thuhet se të dilenën do të ketë ekzaminimet mjekësore në Belgjikë.

Sipas mediumit The Athletic, sulmuesi i Interit do të përfundojë lëvizjen e tij nesër dhe do të udhëtojë menjëherë në mbrëmje në Londër për të nënshkruar kontratën.

Lukaku kthehet te Blutë pas shtatë vitesh që kur u transferua në Everton me një marrëveshje të përhershme dhe sulmuesi nuk luajti asnjë lojë konkurruese gjatë qëndrimit të tij të parë në Londër.


Shtuar 7.08.2021 23:54