Bardhi denoncon bllokimin e llogarive të protestuesve: Rama po zbaton censurën e Vuçiçit ndaj opozitës

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar pas pretendimeve se disa qytetarëve që përkrahin protestën kundër qeverisë u janë bllokuar llogaritë në Instagram.

Ai e lidhi atë që po ndodh në Shqipëri me situatën e krijuar në Serbi gjatë protestave masive studentore kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiçit.

Të lidhura

None found

Sipas Bardhit, i njëjti fenomen po shfaqet tashmë edhe në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së deklaroi se shumë profile në Instagram të qytetarëve që mbështesin aktivisht protestën mbi 3-mujore kundër qeverisë janë sulmuar dhe bllokuar.

Bardhi e cilësoi këtë si një “algoritëm censure”, përmes të cilit, sipas tij, kryeministri synon të fshehë dështimin e vet duke heshtur shoqërinë, mbyllur gojën e kundërshtarëve dhe larguar zërat kritikë nga hapësira publike.

Ai akuzoi Edi Ramën se po përdor metodat e Vuçiçit, por theksoi se këto veprime nuk mund ta ndryshojnë bindjen e shqiptarëve se Rama është kryeministri që i ka shkaktuar vendit më shumë dëm në gati katër dekada dhe se duhet të largohet.

Në përfundim, Bardhi shprehu solidaritet me çdo qytetar që, siç tha ai, është goditur për shkak të qëndrimit kritik. Sipas tij, asnjë algoritëm censure nuk mund ta shpëtojë një qeveri nga e vërteta.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritking