VIDEO/ Luis Hasa protagonist me një asist, dy gola të anuluar dhe penalltinë e humbur në eliminimin e Frosinones

Udhëtimi i Frosinones në Kupën e Italisë u mbyll pas disfatës me penallti ndaj Sassuolos. Ekipi ku aktivizohet mesfushori shqiptar Luis Hasa iu afrua ndjeshëm kualifikimit, por dy ekzekutimet e fundit nga pika e bardhë, veçanërisht ai i lojtarit kuqezi, përcaktuan eliminimin e parakohshëm nga kompeticioni.

Të lidhura

None found

Në goditjen vendimtare, Hasa e dërgoi topin jashtë kuadratit, duke i hapur rrugë festës së futbollistëve të Sassuolos për kalimin më tej. Megjithatë, talenti i Kombëtares zhvilloi një paraqitje pozitive gjatë lojës, si për nivelin e treguar, ashtu edhe për asistet e dhëna, përfshirë dy prej tyre që nuk u konkretizuan për shkak të pozicioneve të parregullta.

Kontributi i parë vendimtar i Hasës u regjistrua në minutën 45’+2, kur ai shërbeu për Aleksa Terzic. Goli riktheu baraspeshën vetëm pak çaste përpara përfundimit të pjesës së parë.

Mesfushori asistoi edhe dy herë gjatë fraksionit të dytë, por shokët e tij të skuadrës u kapën në pozicion jashtë loje. Për këtë arsye, arbitri anuloi dy golat që mund t’i kishin siguruar Frosinones një fitore bindëse.

Sipas vlerësimit të “Sofascore”, 22-vjeçari u notua me 7.1 për kontributin e tij në fushë. Nota ishte mjaft pozitive, pavarësisht shijes së hidhur që la penalltia e humbur në momentin më vendimtar.


Shtuar 3.09.2026 10:37

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN Sitelerholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetultrabetjojobetCasibomMarsbahis