Shumaira Mheuka ka firmosur një marrëveshje të re me Chelsean, e cila e lidh atë me klubin deri në vitin 2031, ndërsa për sezonin e ardhshëm futbollistik do të transferohet në formë huazimi te skuadra kampione e Skocisë, Celtic.
Të lidhura
None found
Sulmuesi tetëmbëdhjetëvjeçar iu bashkua londinezëve kur ishte vetëm 13 vjeç dhe deri tani ka regjistruar nëntë dalje në fushë me fanellën e ekipit të parë të “Bluve”.
Hapat e parë në futbollin e të rriturve i hodhi në muajin dhjetor të vitit 2024, në një ndeshje të Ligës së Konferencës, ku Chelsea triumfoi përballë Astanas.
Talenti anglez shkëlqeu sezonin e fundit me grupmoshën U21 të Chelseat, duke u vlerësuar si Lojtari më i Mirë i edicionit 2025/26 në Premier League 2.
Nën drejtimin e tij si kapiten, ekipi e mbylli kampionatin në krye të renditjes, ndërsa ai vetë realizoi 18 gola në 19 takime të kësaj gare, një statistikë mbresëlënëse.
Tashmë, premtuesi anglez do të ketë mundësi të fitojë eksperiencë të vyer në futbollin e lartë me Celticun, që e ka filluar mbrojtjen e titullit në Scottish Premiership me vrull, duke arkëtuar tri suksese në tri përballjet e para të kampionatit.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Chelsea-t shpresojnë që kjo periudhë huazimi në Skoci të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të lojtarit dhe kanë planifikuar të ndjekin nga afër ecurinë e tij gjatë muajve që do të qëndrojë në Celtic Park.
