Erkand Qerimaj u paraqit sot në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku garoi për Shqipërinë në kategorinë e peshave 84 kilogramë.
Të lidhura
None found
Në stilin e shkëputjes, peshëngritësi shqiptar ngriti 151 kilogramë dhe e mbylli këtë disiplinë në vendin e pestë. Më pas, në stilin e shtytjes, ai realizoi me sukses 187 kilogramë në tentativën e dytë.
Qerimaj provoi të ngrinte 192 kilogramë në përpjekjen e tretë, një rezultat që do t’i siguronte të paktën medaljen e bronztë, por nuk arriti ta përfundonte me sukses këtë provë.
Në këto gara, medaljen e artë e ka fituar Briken Calja. Peshëngritësi tjetër shqiptar i kaloi me sukses të tria provat, duke ngritur flamurin shqiptar, ndërsa të njëjtin sukses e kanë regjistruar edhe Islam Dudaev, Zelimkhan Abakarov dhe Ardit Zeneli.
