Përplasje mes Gashit dhe Isufajt në KPK: Anëtarët nuk raportojnë më para kryeprokurorit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka paraqitur sot para Këshillit Prokurorial të Kosovës raportin për vitin 2025.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës, ndërsa anëtarët e KPK-së i drejtonin pyetje, kryesuesi i këshillit, Arian Gashi, ndërhyri në diskutim.

“Nuk jeni ju këtu me na ba pyetje neve. Ne jemi këtu për me të bo pyetje ty. Ti je për me raportu dhe t’i u përgjigjesh pyetjeve që i bën secili anëtar”, deklaroi Gashi.

Isufaj iu përgjigj se ishte i gatshëm t’u përgjigjej pyetjeve dhe të paraqiste argumentet e tij.

“U përgjigjem pyetjeve dhe ju jap argumentin”, tha ai.

Gashi reagoi menjëherë, duke theksuar se anëtarët e KPK-së nuk ndodheshin aty për të raportuar para kryeprokurorit.

“Mirë, por jo të bëni pyetje dhe të parashtroni tek anëtarët, sepse anëtarët nuk janë këtu që të raportojnë para juve”, shtoi kryesuesi i KPK-së.

Isufaj e kundërshtoi këtë vërejtje, duke i kujtuar Gashit se edhe ai vetë kishte qenë më parë kryesues.

“Kryesues, unë kam qenë kryesues para teje, e di. Unë nuk jam duke i bërë pyetje askujt. Cilën pyetje e bëra?”, pyeti Isufaj.

Pas debatit, Gashi i tha kryeprokurorit se praktika kur anëtarët raportonin para kryeprokurorit i përkiste së kaluarës dhe se ai duhej të dëgjonte.

“Ka kaluar koha kur anëtarët kanë raportu para kryeprokurorit. Të lutem, unë po flas, ti vetëm dëgjo. Tani është koha kryeprokurori me raportu para anëtarëve dhe para këshillit dhe u përgjigjesh pyetjeve që t’i bën anëtari”, përfundoi Gashi.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet