Bashkia e Shkupit ka bërë të ditur se më 5 shtator, ditën e shtunë, në orët e para të mëngjesit do të realizohet trajtimi ajror kundër larvave të mushkonjave në territorin e Bashkisë së Shkupit.
Të lidhura
None found
Në rast se moti nuk do të jetë i përshtatshëm për ndërhyrjen, dezinsektimi do të shtyhet për ditën pasuese dhe do të kryhet në të njëjtën orë, sapo të krijohen kushtet e favorshme.
Bashkia u ka bërë thirrje bletarëve që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.
